- Basel-Landschaft
- Organisation
- Direktionen
- Sicherheitsdirektion
- Justizvollzug
- Interventionsstelle gegen häusliche Gewalt
- Notfallkarten gegen häusliche Gewalt
- Dhuna në familje - Albanisch
Dhuna në familje - Albanisch
Në rast emergjence
Këto zyra ndihmojnë në emergjencë:
- Polizeinotruf (24h), Tel. 112 oder 117, www.polizei.bl.ch
- Frauenhaus beider Basel (24h), Tel. 061 681 66 33, www.frauenhaus-basel.ch
- Heilsarmee Frauenhaus Region Basel Tel. 061 302 85 15, Heilsarmee Frauenhause Region Basel
- Notfallstationen Kantonsspital Baselland (Liestal, Laufen, Bruderholz), www.ksbl.ch/notfall
- Psychiatrie Baselland (24h), Tel. 061 553 56 56, www.pbl.ch/notfall
Mesazhit Audio
Më poshtë jepen edhe katër këshilla për raste emergjente
Së pari: kërkoni mbrojtje.
Në raste emergjente telefononi menjëherë policinë – në numrin 112 ose 117.
Gratë gjejnë mbrojtje dhe siguri për veten dhe fëmijët e tyre në Frauenhaus beider Basel ose në Heilsarmee Frauenhaus Region Basel. Shërbimet janë falas dhe konfidenciale.
Së dyti: informohuni.
Opferhilfe beider Basel ju këshillon dhe shoqëron falas dhe në mënyrë rreptësisht konfidenciale – edhe për çështje ligjore. Nëse nuk flisni gjermanisht mirë, ndihma për viktimat organizon një përkthim profesional.
Së treti: flisni me të tjerët.
Besojini një personi që ju mbështet dhe që mund të kërkojë ndihmë në rast emergjence.
Ruani dokumente të rëndësishme, të tilla si dokumentin e identifikimit ose kartën bankare, në një vend të sigurt.>
Flisni edhe me fëmijët tuaj për mënyrën se si duhet të sillen në rast emergjence.
Së katërti: dokumentoni.
Shënoni çdo incident me datë dhe orë.
Shkruani mesazhe për miq ose persona të besuar, në mënyrë që ngjarjet të mbahen të dokumentuara.
Nëse keni përjetuar dhunë fizike ose seksuale, kontrollohuni nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur – për shembull në një stacion emergjence.
Kontrolli është rreptësisht konfidencial, falas dhe kryhet nga një profesionist i gjinisë suaj. Spitali dokumenton lëndimet – ky dokumentim është i rëndësishëm nëse më vonë ju nevojiten prova, për shembull për një kallëzim, një ndarje ose një zgjatje të së drejtës së qëndrimit.
Fëmijët
Fëmijët, që përjetojnë dhunë në shtëpi, kanë nevojë për ndihmë. Kur fëmijët përjetojnë në shtëpi dhunë familjare, kjo ndikon negativisht në zhvillimin e tyre. Edhe atëherë, kur dhuna nuk ushtrohet drejtpërdrejt te fëmijët. Është e rëndësishme, që fëmijët të cilët përjetojnë dhunë në shtëpi, të flasin për këtë me dikë jashtë familjes. Për shembull: Mësuesit, punonjësit socialë të shkollës, prindërit e miqve ose fqinjët.
Disa fëmijë e vuajnë në heshtje, të tjerët shfaqin simptoma. Për shembull: Vështirësi në shkollë, urinim në shtrat, dhimbje koke, çrregullime të të ngrënit ose gjumit, probleme në marrëdhëniet me fëmijët e tjerë ose të qenit agresiv.
Organizata Ndihma për viktimat (Opferhilfe) këshillon fëmijët, kur ata përjetojnë dhunë në familje. Fëmijët dhe adoleshentët mund të marrin Pro Juventute ditë e natë në telefon (tel. 147). Specialisti nuk i tregon askujt për bisedën. Ai të dëgjon dhe të mbështet në gjetjen e zgjidhjeve. Telefonata në Pro Juventute është falas. Nuk është e nevojshme të tregosh emrin.
E drejta e qëndrimit
Nëse një person qëndron në Zvicër bazuar në një martesë dhe nëse ky person përjeton dhunë në familje, ai mund të qëndrojë në Zvicër edhe pas divorcit, në varësi të situatës. Çdo situatë është ndryshe. Për këtë arsye është e rëndësishme të merrni këshilla. Organizata Ndihma për viktimat (Opferhilfe) mund të mbështesë. Këshillimi është falas dhe konfidencial.
Është e rëndësishme, që të keni prova të dhunës. Për shembull: Fotografitë e lëndimeve, fotografitë e kërcënimeve ose abuzimeve në WhatsApp, Facebook etj. Provat duhet të ruhen në një vend të sigurt. Për shembull te një mik ose në punë. Është mirë nëse disa njerëz nga ambienti përreth janë në dijeni për dhunën.
Ndihmë për njerëzit e dhunshëm
Në programin e mësimit kundër dhunës në familje pjesëmarrësit mësojnë, se si të zgjedhin konflikte pa dhunë. Oferta i drejtohet të rriturve. Oferta është falas.