Albanisch – shqip

Vaksinimi- COVID-19 në kantonin  Basel-Landschaft

Të gjithë personat mbi 5 vjeç që banojnë në kantonin e Bazelit dhe punëtorët ndërkufitarë që kanë marrë sigurimin e detyrueshëm mjekësor në Zvicër mund të regjistrohen paraprakisht për një vaksinim (lidhja 'Regjistrimi për korona'). Sapo të ketë një takim për vaksinimin në dispozicion për ju, do të merrni një SMS me takimin përkatës. Regjistrimi paraprak është i mundur edhe përmes linjës informative, në numrin 061 552 25 25 ose im[email protected]. Për t'u regjistruar, shtypni butonin jeshil dhe www.bl.ch/impfen.

Ju lutemi të regjistrohuni në bazë të të dhënave të dokumentit tuaj zyrtar të indetifikimit.

Koronavirusi është shumë infektues. Një pjesë e personave të prekur, e kalojnë atë në gjendje të rëndë. Mbi 90% e pacientëve të repartet e kujdesit intensiv janë persona të pavaksinuar. Infektimet mund të rezultojnë edhe në pasoja afatgjata: Në simptomat afatgjata të Covid përfshihen vështirësia në frymëmarrje, ndjesia e lodhjes dhe dobësimi i kapacitetit fizik. Këto mund të prekin edhe të rinjtë dhe të rriturit

Të gjitha vaksinat e miratuara për përdorim në Zvicër kanë një efikasitet shumë të lartë dhe ju mbrojnë nga një sëmundje me Covid-19 në gjendje të rëndë. Vaksina zvogëlon gjithashtu rrezikun e përhapjes së mëtejshme të virusit – kështu ju mund të mbroni veten dhe personat veçanërisht të rrezikuar në familjen tuaj, në shtëpinë tuaj, në rrethin shoqëror dhe në ambientin e punës. Sa më shumë persona të vaksinohen, aq më pak do të qarkullojë virusi në shoqëri dhe aq më pak njerëz do të sëmuren apo do të humbin jetën nga koronavirusi.

Përmbledhje e avantazheve të vaksinimit:
• Minimizon rrezikun e infektimit të vetë personit me koronavirus.
• Parandalon gjendjen e rëndë nga infektimi me Covid-19 dhe pasojatafatgjata që vijnë prej tij.
• Ul rrezikun e përhapjes së mëtejshme të virusit.
• Liron nga mbingarkesa sistemin shëndetësor.
• Kontribuon që të jetë e mundur një liri më e madhe në jetën e përditshme.

Vaksina e Covid-19 i jep mundësinë trupit të krijojë një mbrojtje imunitare të drejtuar në mënyrë të veçantë kundër virusit. Kur trupi ekspozohet ndaj virusit, ai mund ta luftojë virusin dhe të parandalojë sëmundjen nga virusi. Në këtë mënyrë vaksina fuqizon dhe trajnon sistemin tonë imunitar në mënyrë shumë specifike kundër koronavirusit.

Çdo vaksinë për përdorim në Zvicër ka nevojë për një miratim. Që të marrë këtë miratim, ajo duhet të plotësojë kërkesat e rrepta lidhur me sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Instituti Zviceran i Barnave Swissmedic ka kontrolluar dhe aprovuar me kujdes vaksinat kundër Covid-19. Ato janë të sigurta dhe efikase.