Shqip (Albanisch)

Përsa i përket dimrit të vitit 2022 ose të një prej dimrave që do të vijnë, nuk mund të përjashtohet mungesa e energjisë në Zvicër. Analiza kombëtare e rrezikut “Fatkeqësitë dhe emergjencat në Zvicër” identifikon ndër të tjera, mungesën afatgjatë të energjisë në dimër si një nga tre rreziqet më të mëdha. Në këto faqe do të gjeni bazat dhe informacionet më të rëndësishme aktuale mbi temën e mungesës së energjisë.
 
Çfarë është mungesa e energjisë?
Më 4 Maj 2022, Këshilli Federal njoftoi se po shtonte përgatitjet për mungesa serioze në sektorët e energjisë elektrike dhe gazit.
Këshilli Federal e konsideron si real rrezikun e mungesës së energjisë për shkak të disponueshmërisë së pamjaftueshme të energjisë gjatë muajve të dimrit. Ky vlerësim u pohua dhe nga bisedimet me përfaqësues të kompanive vendore të energjisë elektrike. Arsyet për mungesën e mundshme të energjisë lidhen me mungesën e një marrveshjeje për energjinë elektrike më Be-në, ndërprerjet e termocentraleve bërthamore në Francë për shkak të inspektimeve, frenimi i dërgesave të gazit natyror nga Rusia dhe nivelet e ulëta në objektet e depozitimit të gazit në Evropë dhe në vendet e rezervimit.
 
Këshilla për konsumatorët
Këshilla të çmuara - Furnizime emergjente
Produktet ushqimore dhe mallrat e tjera të konsumit transportohen çdo ditë nëpërmjet një sistemi shpërndarjeje që funksionon mirë. Nëse ky sistem transporti dështon për shkak të rrugëve të bllokuara ose arsye të tjera, në qytetet më të vogla mund të ndërpritet furnizimi me ushqim brenda një kohe të shkurtër. Tani hamendësohet se një ndërprerje e furnizimit mund të zgjas disa ditë, jo muaj. Kjo është arsyeja përse furnizimi ekonomik kombëtar (WL), rekomandon mbajtjen e një furnizimi për rreth një javë.
Meqënëse Bankomatet preken gjithashtu në rast të ndërprerjes së rrymës dhe mjetet elektronike të pagesës, si kartat e debitit dhe kreditit ose pagesa nëpërmjet telefonit inteligjent, mund të dështojnë, WL rekomandon një rezervë minimale parash për shërbime të vogla.
 
Broshura «Këshilla të çmuara - Furnizime emergjente» shpjegon përsa i përket kursimit.
Masat përgatitore dhe udhëzimet se si të silleni do t’i gjeni gjithashtu në faqen e internetit të Zyrës Federale për Furnizimin Ekonomik Kombëtar Masat përgatitore dhe udhëzimet se si të silleni.
 
Reduktoni konsumin e energjisë në shtëpi
Ndonjëherë nuk duhet shumë për të reduktuar konsumin e energjisë në shtëpi. Zbuloni se sa energji mund të kurseni këtu.
 
Masat e mundshme në rast të mungesës së energjisë: